5 të rinj kosovar, mes tyre edhe të mitur që gjendeshin me pushime në bregdetin e Durrësit janë shpëtuar dje nga policia kufitare, teksa rrezikonin të mbyteshin në det.
Policia kufitare eshte njoftuar se në vendin e quajtur “Apollonia” rreth 300 metra nga bregu ndodhet nje mjet lundrues i cili rrezikon të mbytet.
Menjëherë në vendngjarje shkoi mjeti lundrues BP-17 i Policise Kufitare me ekuipazhin e policise kufitare ku konstatoi se kishte të bënte me një mjet lundrues tip Pedalinë pronë e shtetasit B. Bityçi banor i lagjes 13 plazh, Durrës, në bordin e të cilës ndodheshin disa shtetas,transmetojnë mediat shqiptare
Pedalina e cila përdorej nga të rinjtë kosovarë u fundos ne det.
Si rezultat i veprimeve të shpejta te policise kufitare në koordinim dhe me mjetet e tjera që ndodheshin në atë zonë u bë e mundur që të nxirren në breg pa pësuar asnjë lloj dëmtimi.
