Nest, kompania që njihet për krijimin e termostateve inteligjente, ka krijuar një kamerë që ndjen lëvizjet në shtëpinë e përdoruesit dhe e njofton atë nëpërmjet një aplikacioni në telefonin inteligjent. Kamera do të mund të filmojë edhe natën, dhe konsumatorët do të duhet të paguajnë që videot të ruhen për 30 ditë.
Kompania njoftoi gjithashtu se ka sjellë veçori të reja tek termostati dhe zbuluesi i tymit. Ky është produkti i parë që kompania ka krijuar që pas blerjes nga Google për 3.2 miliardë dollarë në janar të vitit 2014.
Kamera Nest, prezantimi i së cilës vjen pas blerjes së kompanisë Dropcam nga Nest qershorin e kaluar, do të filmojë në formatin “high definition” me rezolucion 1080 pikselë, dhe do të hidhet në treg në muajin korrik. Kamera do të shfaqë video në kohë reale dhe klientët do të duhet të paguajnë 8 paundë dhe 25 paundë në muaj për të ruajtur videot për 10 dhe 30 ditë, respektivisht.
