Prishtinë: "Plisat" sulmojnë IPKO-n

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Pas sulmit që një grup tifozësh nga Prishtina i ka bërë biznesit slloven në Prishtinë “Ipko”, forca të shumta policore, kanë zbarkuar në shesh.
Sulmi është kryer nga grupi i tifozëve “Plisat”, shkaku i arrestimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj në Lubjanë. Ata i kanë dhënë ultimatum shtetit slloven për lirimin e Haradinajt, ose sic janë shprehur do të “djegin gjithçka sllovene në Prishtinë”.
Merret se lideri i tifo-grupit “Plisave”, Albert Kastrati i njohur si Tigri për momentin po intervistohet në Policinë e Kosovës për shkak të sulmit të tifozëve të “Plisave” në NLB dhe IPKO.
Lajmin e bëri të ditur për KosovaPress, Albert Kastrati, i cili i ka thënë mediave se ky aksion do të vazhdojë deri në lirimin e Haradinajt.