Seanca e Kuvendit të Kosovës sërish ka filluar por edhe opozita sërish ka bllokuar foltoren. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tentoi për të disatën herë t’i bind deputetët e opozitës që të vazhdojnë me seancën, duke lejuar debat por kjo u kundërshtua nga opozita.
Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës mbylli punimet e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, me arsyetimin se nuk mund të vazhdohet kështu.
