Prishtinë: S'ka kifle, fajtor miu!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Sot, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu në një konferencë për media informoi lidhur me një incident që ka ndodhur në një prej shkollave fillore të Prishtinës ku në njërën prej paketimeve është gjetur një mi i ngordhur.
Sejdiu shpjegoi se menjëherë pas konstatimit të këtij rasti janë vënë në funksion të gjitha mekanizmat, pasi që programi i shujtave është i rëndësishëm dhe si i tillë është i mbikëqyrur rreptësisht.
“Paralelisht është informuar inspektorati i cili ka shkuar në të gjitha pikat ku prodhohen këto kifle të kompanisë “Beni Dona” për të verifikuar situatën fitosanitare dhe për të verifikuar gjendjen e atyre furrave. Në njërën prej tyre është reaguar dhe është mbyllur menjëherë furra e kopanisë “Beni Dona” që ndodhet në lagjen Mati.
Nënkryetari Sejdiu tha se lidhur me këtë çështje do t’i drejtohemi organeve të drejtësisë si dhe shtoi se duke qenë se kompania “Beni Dona” ka pasur lidhje të vazhdueshme me pushtetin e kaluar nuk dëshirojmë të besojmë që kjo çështje që mund ta rrezikojë shëndetin publik, mund të ketë prapavijë politike.