Një person është therur me thikë para pak minutash ne qendër të Prishtinës, afër hotelit Grand.
Rastin e ka konfirmuar për KosovaPress edhe policia e Kosovës. Sipas zëdhënësit Daut Hoxha një person është therur me thikë para gjysmë ore dhe se i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare.
Hoxha tha se gjendja e tij është stabile ndërsa policia është duke e hetuar rastin.
Sipas tij ende nuk ka të arrestuar për këtë rast, ndërsa siç tha ai për detajet policia do të njoftojë me kohë.
