Sot në Prizren janë arrestuar E.S (1966) dhe B.A. (1970) të dyshuar se kanë kryer vepra penale për ‘fajde’. Ku më ç’rast Prokuroria e shtetit në Prizren, e cila ka udhëhequr hetimet ka urdhëruar masën e ndalimit për 48 orë për dy personat e cekur më lart.
Ky arrestim ka ardhë si rezultat i një operacioni policore nga drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe Korrupsionit. Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren janë realizuar masat e fshehta, ku është vërtetuar ankesa e një qytetari, i cili kishte denoncuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare që ishin duke u bërë në Universitetin e Prizrenit.
Gjatë veprimeve hetimore është siguruar provë se i dyshuari i dytë ka marrë dhe ka dhënë para me fajde, thuhet në njoftim. / 21MEDIA
