Kudo që ecim nëpër kryeqytet dhe nëper qytete tjera hasim lypsarë që kërkojnë lëmoshë.Vetëm gjatë vitit 2014 në Komunën e Prishtinës janë regjistruar 130 lypsarë. Ndërkaq, gjithsej 292 lypsarëve u është ofruar shërbim në Komunën e Prishtinës.
Komuna së fundi ka nisur realizimin e një projekti për evidentimin dhe largimin nga rruga të fëmijëve dhe të rriturve që kërkojnë lëmoshë. Kanë bërë të ditur se shumica e tyre vijnë nga komunat tjera dhe një numër i madh nga Shqipëria.
Zëdhënësja e komunës, Miranda Mullafazliu-Bejta, ka bërë të ditur se aksioni i komunës është në proces e sipër.
Sipas zëdhënëses së komunës qendra për Punë Sociale në kuadër të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës punon në vazhdimësi me këtë kategori të shoqërisë sonë. Komuna në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe zyrën e koordinatorit nacional ka filluar realizimin e një projekti për evidentimin, informimin dhe largimin nga rruga të fëmijëve dhe të rriturve që kërkojnë lëmoshë,transmeton kohe.net.
Ajo tha se aksioni është në proces e sipër dhe rezultatet e para tregojnë që numri i lypsarëve në kryeqytet është konstant”, ka thënë Mullafazliu-Bejta. Sipas saj, nevojitet vetëdijesim i qytetarëve në mënyrë që ata të mos japin lëmoshë.
