Shtatë të punësuar në burgun nga ku është arratisur bosi i drogës Joaquin Guzman, i njohur si El Capo, po mbahen në paraburgim nën dyshimin se i kanë ndihmuar atij të ikë.
Gjithsej 22 të punësuar, përfshirë edhe drejtorin, kanë qenë në paraburgim nga java e kaluar kur El Capo është arratisur.
Pas hetimeve shtatë prej tyre janë mbajtur edhe me tëj dhe ndaj tyre janë ngritur aktakuza.
Gusman , i cili udhëhoqi narko-kartelën në Sinaloa , për herë të fundit është parë në dush në burgun Altiplano .
Kjo është arratisja e dytë e Guzman për 14 vjet.
