Putini me 'ofertë' ndaj ​Berlusconit ?

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ish – kryeministri italian, Silvio Berluskoni, mund të kthehet sërish në pushtet. Sigurisht, jo në Itali. Miku i tij, Presidenti rus Vladimir Putin i ka ofruar një pozicion në qeverinë ruse.
Gazeta italiane “La Stampa” citon ish – kryeministrin italian t’u ketë thënë disa deputetëve të “Forza Italia-s”: “E ardhmja ime? Të jem Ministër i Ekonomisë në Rusi. Në Itali jam i shpërfillur, ndërsa Putini është shprehur i gatshëm të më japë nënshtetësinë ruse dhe të më besojë Ministrinë e Ekonomisë”.
Por a do të realizohet dot kjo? Ndoshta po, duke iu referuar marrëdhenieve mes tij dhe shefit të Kremlinit. Gazetari italian, Masimo Gramellini, duke shkruar për “La Stampa-n” ka vënë në pikëpyetje seriozitetin e fjalëve të Berluskonit, duke e cilësuar këtë histori si “pesë minuta çmendurie në zemër të një vere përvëluese”.
Putini dhe Berluskoni vazhdojnë të ruajnë miqësinë. Muajin e kaluar, ata kaluan së bashku një fundjavë shlodhëse ne Siberi, ndërsa presidenti rus është vizitor i rregullt i vilës së Berluskonit në Sardenja