Range Rover drejtohet nga një aplikacion për telefonin inteligjent (Video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kompania Jaguar Land Rover ka krijuar një aplikacion për makinën e saj që ju ndihmon të kontrolloni mjetin nga jashtë. Aplikacioni përdor të njëjtët sensorë që përdorin aktualisht makinat Jaguar Land Rover për t’u parkuar vetë. Ky aplikacion lejon drejtuesit të kontrollojnë timonin, rrotat, frenat nga jashtë makinës.
Drejtuesi mund të qëndrojë deri në 10 metra larg makinës dhe ta komandojë atë nëpërmjet aplikacionit në telefonin inteligjent. Sensorët e parkimit të automjetit e ndalojnë automatikisht atë nëse është shumë afër një pengese. Makina mund të lëvizë me shpejtësi deri në 6 km/h nëse drejtohet nga ky aplikacion për telefonin inteligjent
https://www.youtube.com/watch?v=QjJ2wKCMq5w