Në raportin paraprak të publikuar lidhur me ecurinë e procesit të votimit nga Koalicioni për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme, ka rezultuar që 25% e votuesve nuk e gjetën emrin e tyre në lista për votim.
Gjetjet e raportit janë grumbulluar nga 1 mijë vëzhgues që janë stacionuar në të gjithë Shqipërinë, konkretisht në 1 mijë qendra votimi nga 5299 QV që janë në total.
Lidhur me hapjen e QV-ve KZLNDQ thotë se në përgjithësi janë hapur në kohë madje në disa prej tyre përgatitjet janë mbyllur para afatit të orës 7:00 të mëngjesit. KZLNDQ shpreh shqetësim në lidhje me faktin që gjatë procedurave të hapjes në 17 % të rasteve komisionarët e qendrave të votimit nuk shpërndanë kopjen e procesverbalit të vulave të sigurisë te vëzhguesit e partive politike. 10 % e qendrave të votimit nuk u hapën me numrin e duhur të komisionarëve.
Po ashtu, në 37 % të qendrave të votimit nuk kishte gra komisioneve dhe vetëm në 15 % të qendrave të votimit gratë kishin detyrën e kryetares së komisionit të qendrës së votimit. Në 57 % të qendrave të votimit votuesit me aftësi të kufizuar nuk mundën të hidhnin votën e tyre në mënyrë të fshehtë pasi këto qendra ishin të papërshtatura për
Në 90 % të qendrave të votimit, partitë e mëdha Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kishin vëzhguesit e tyre, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim kishte vëzhgues në 80 % të qendrave të votimit. Po ashtu, është shumë shqetësuese fakti që në 25 % të qendrave të votimit pati votues që nuk gjetën emrin në listë, dhe nuk votuan fare.
Koalicioni për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qëndrueshme (KZLNQD) është një organizatë e pavarur, jopartiake, e krijuar me qëllim nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në votime dhe sigurimin e demokracisë së qëndrueshme. Ky Projekt për Vëzhgimin e Zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore mbështetet nga Assist Impact nëpërmjet fondeve të USAID-it. KZLNQD po asistohet teknikisht nga Instituti Demokratik Amerikan, NDI.
