​Rrahje në bisedimet për paqe në Gjenevë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Përfaqësuesit e sunitëve dhe hutëve janë rrahur në konferencën për shtyp në Gjenevë e cila është mbajtur me rastin e bisedimeve të paqes për Jemenin.
Bisedimet e paqes në Jemen sot kanë përfunduar pa arritjen e një marrëveshjeje dhe datën për mbajtjen e një raund të ri të bisedimeve , tha në Gjenevë Ministri i Punëve të Jashtme të qeverisë së Jemenit në mërgim Riad Jasin .
Për fat të keq delegacioni i Hutëve nuk na lejoi që të bëjmë përparimin siç e kishim pritur, tha Jasin, raporton Reuters.
Ai tha se delegacioni qeveritar që e ka pranuar bashkësia ndërkombëtare është ende optimiste se do të arrihet një zgjedhje paqësore.
Ndryshe në konferencën e shtypit që rrahja ka filluar kur shefi i delegacionit të Hutëve Hamza El Huti e ka sulmuar gruan e cila e ka gjuajtur me këpucë.