Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka filluar provimi pranues nëpër fakultet. Me këtë rast Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu ishin i pranishëm në vëzhgimin e provimit në Fakultetin e Edukimit, si dhe Fakultetin Juridik, të dy këto fakultetet më të kërkuarat në Kosovë.
Ministri Bajrami ka uruar studentët për një vit të suksesshëm. Ai gjithashtu tha se në këtë vit do të pranohen njerëz me merita dhe nuk do të ketë asnjë lloj presioni.
Ndërsa, rektori Zejnullahu tha se këtë vit do të pranohen rreth 7800 studentë.
Ndërkohë, në Universitetin e Prishtinës kanë aplikuar rreth 20 mijë persona. Për këtë, Zejnullahu thotë se do të bëhet vend edhe për ta.
Provimi po mbahet në tri pjesë, në ora 9:00, në 11:00 si dhe në ora 13:00
