Rruga (e vështirë) e Kosovës për në UNESCO(video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kosova ka aplikuar, ndërsa Serbia është çuar në këmbë për ta penguar. Madje, Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë ka deklaruar se shteti i tyre do të bëjë çmos, vetëm e vetëm që Republikën e Kosovës ta pengojë në anëtarësimin e saj në UNESCO. Mirëpo, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës ndjehen komod dhe thonë se Serbia nuk mund ta pengojë këtë proces. Zyrtarët e kësaj Ministrie janë të bindur se Kosova do të anëtarësohet në UNESCO. Vendimi pritet të merret më 3 tetor 2015, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv./ 21 Media