Nga sot pas përfundimit të serialit shumë të pëlqyer turk KARADAYI”, redaksia e filmit e RTV21 për adhuruesit e serialeve ka përzgjedhur të emetojë serialin e jashtëzakonshëm turk “SILA”.
Ky serial do ta rrëmbejë simpatinë e shikuesve qysh në episodin e parë, ngase ngjarja që shtjellon është tepër interesante. Seriali “SILA”, ju shpie në një me atmosferë me emocione të veçanta. Shikojeni serialin e ri ” SILA” në Televizionin 21, nga e hëna në të premte, në orën 20:00.
Episodi i parë do të transmetohet sot – 24 QERSHOR 2015. Drama e ngjarjeve dhe karakteret e personazheve të këtij seriali do të ju lënë pa frymë. Do të shoqëroheni nga dita në ditë, nga java në javë me protagonistët kryesorë, me fatet e tyre, ngritjet dhe rëniet shpirtërore nëpër dallgë të papritura të jetës. Seriali ” SILA” shpalos përplasjen mes ëndrrave rinore dhe realiteteve të hidhura.
Krye personazhi i serialit është Sila, një vajzë e bukur, e rritur nga një familja e pasur dhe shumë bashkëkohore në Stamboll. Por, kush janë prindërit e vërtetë të Sillës? Çfarë i ndodhi asaj pa i mbushur 18 pranvera? Kush është agai Boran? Si e sheh jetën ky burrë i ri, njëherazi udhëheqës i fisit Gexho? Seriali i ri “SILA” ju shpie në një botë ndryshe, botë ku zakonet e stërvjetra fisnore mbajnë gjallë shekujt e errët. Shikojeni përplasjen e madhe mes të vjetrës dhe të resë, apo dashurinë që lind, pasi që shuhet urrejtja mes dy të rinjve, e të cilët vijnë nga shtresa të ndryshme shoqërore. Po ashtu, vini re se si gërshetohen ngjarjet e papritura me ndjesitë e shumta: dhembje, intriga,dyshime, përpjeke të pandalshme. Ndiqni situatat kur krye protagonistët e serialit të ri, Sila dhe Boran aga, kërkojnë shteg të përbashkët për lumturinë.
Mos e lini pa e parë, serialin e ri turk “SILA”, serialin që ju rrëfen me ndjesi të rrallë për betejat reale të jetës. Shikojeni episodin e parë sonte -24 QERSHOR 2015, në orën 20:00, ndërkaq javët dhe muajt në vijim, do ta ndiqni nga e hëna në të premten-vetëm në Televizionin 21.
Shikim të këndshëm !
