Aeroplanët luftarakë rusë po veprojnë në mënyrë tejet agresive në pjesët veriore të Evropës, ka deklaruar komandanti suprem i forcave të armatosura të Suedisë, Sverker Goranson.
Aeroplanët rusë po fluturojnë shumë afër aeroplanëve suedezë dhe në disa raste kanë shkrepur edhe raketa sinjalizuese në drejtim të tyre, shtoi Goranson.
Gjatë një seminari të mbajtur në ishullin suedez, Gotland, komandanti i forcave suedeze tha se rusët po shkelin rregullat e sjelljes kur po takohen me aeroplanët e shteteve tjera në ajër.
Goranson tha se në disa raste, aeroplanët rusë gjatë këtyre takimeve kanë ndërmarrë kundërmasa, duke rrezikuar seriozisht aeroplanët suedezë. Ministria suedeze e Mbrojtjes ka konfirmuar se me kundërmasa Goranson ka nënkuptuar shkrepjen e raketave sinjalizuese drejtë aeroplanëve suedez./21Media
