Sa janë të shëndetshme kokoshkat?

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Grupi Kërkimor Konsumues, Mintel në Britani të Madhe ka bërë një hulumtim ku me ç’rast ka nxjerrë si rezultat se shitja e kokoshkave po rritet.
Në vitin e kaluar sipas këtij kërkimi shitjet janë rritur për 38 përqind, ku janë ngrënë më shumë se 12 milionë kilogramë kokoshka.
Por kokoshkat po dalin të jenë të rënda, të ngarkuara me sheqer, kripë dhe yndyrë.
Në formën e tyre bazike, kokoshkat nuk janë të këqija për ju, por varet më vonë nga mënyra si prodhohen, a përdoret ajër i nxehtë apo vaj, dhe llojet e shijeve që prodhuesit i shtojnë.
Kokoshkat në formë bazike janë të pasura me vitamina, minerale, fibra, magnez dhe hekur. Një studim i bërë në Shtetet e Bashkuara tregon që kokoshkat përmbajnë antioksidantë po aq të fuqishëm sa frutat e perimet.
Por, kokoshkat e pjekura në vaj dhe me shije të shtuar, janë histori më vete. Qeset e mëdha të kokoshkave që shpërndahen në kinema, përmbajnë shumë kalori dhe janë të mbushura me kripë e sheqer.