Sekuestrohen 2 mld euro asete të mafies Italiane

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia italiane i ka dhënë një goditje të fortë organizatave kriminale, pasi ka konfiskuar asete me vlerë 2 miliardë euro, të cilat ishin në pronësi të një klani mafioz.
Pas një seri operacionesh të një pas njëshme, këtë të mërkurë, janë sekuestrua edhe qindra dyqane bastesh, që kontrolloheshin nga një familje e Ndrangetës, organizata që dominon trafikun e kokainës në Evropë e më gjerë.
Në sajë të këtyre operacioneve janë vënë në prangat e policisë 41 persona, si dhe janë sekuestruar të paktën 1.500 salla bastesh, 82 faqe interneti për lojëra bixhozi online, 45 kompani dhe 11 firma të shtrira përtej Italisë.
11 firmat ishin të shpërndara në vende të ndryshe ku 6 prej tyre ishin në Maltë, dy në Spanjë, dy të tjera në Rumani dhe një në Austri. Grupi kriminal pastronte shuma të mëdha parash të pista përmes llogarive të hapura në faqet e internetit, të cilat u caktoheshin edhe me forcë personave që binin viktimë e rrjetit.
Ministri i Brendshëm, Angelino Alfano ka vlerësuar punën që ka bërë policia italiane dhe ka deklaruar se këto aksione të kryera në veri dhe në jug të Italisë përbëjnë një goditje serioze për organizatën kriminale.
Familja e Ndrangetës, është organizata më e fuqishme e mafies në Itali. Vitin e kaluar, teksa vizitonte Kalabrinë, aty ku ka bazën Ndrangeta, Papa Françesku kritikoi këtë grup si “adhurimi i së keqes dhe shpërfillje ndaj së mirës së përbashkët”.