Sekuestrohen 4 kamionë me drunj të vjedhur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gjatë orëve të mëngjesit njësitë patrulluese të Stacionit Policor në Suharekë, kanë arritur të ndalojnë katër kamionë të mbushur me masë drusore për ngrohje e cila me gjasë ishte prerë ilegalisht në bjeshkët mbi fshatin Mushtisht.
Policia njofton se dy kamionë janë ndaluar në rrugën magjistrale Prizren-Suharekë ndërsa dy të tjerë në afërsi të fshatit Sopijë.
“Kamionët janë deponuar në depon e pylltarisë ndërkaq policia ka ngritur kallëzim penal ndaj katër shoferëve të dyshuar, të gjithë nga fshati Vraniq”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërkohë, masa drusore prej rreth 30 metra kub dhe mjetet me të cilat është kryer vepra penale janë sekuestruar në cilësi të provës materiale.