Sërish sulm i armatosur në SHBA

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shtatë persona, në mesin e tyre edhe dy fëmijë, janë plagosur si pasojë e të shtënave gjatë një pikniku në një lagje në perëndim të Filadelfisë, kanë njoftuar sot mediet amerikane.
Sipas zyrtarëve, fëmijët e plagosur janë dërguar në spital dhe janë në gjendje të rëndë.
Një zyrtar i policisë deklaroi se një mashkull i armatosur ka hapur zjarr në drejtim të njerëzve, të cilët filluan të arratisën në të gjitha anët.
Në mesin e të plagosurve janë një foshnje 18 muajshe dhe një djalosh 10 vjeçar. Pesë të plagosurit tjerë janë të moshave prej 15 deri në 25 vjeç.