SHBA dhe Kuba rivendosin marrëdhëniet diplomatike

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Me hapjen e ambasadave në kryeqytetet e dy vendeve, Kuba dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe zyrtarisht kanë rivendosur marrëdhëniet diplomatike, pasi që ato u ndërprenë në vitin 1961.
Kuba dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe zyrtarisht kanë rivendosur sot marrëdhëniet diplomatike, më shumë se pesë dekada pas shkëputjes së tyre, pasi që hyri në fuqi marrëveshja me të cilën misionet diplomatike u shndërruan në ambasada.
Marrëdhëniet diplomatike u rivendosen me hapjen e ambasadave në Havanë dhe Uashington, një hap ky i rëndësishëm për ti dhënë fund armiqësisë mes dy vendeve./ 21 Media