Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se Rusia mund t’i sulmoj kryengritësit e moderuar në Siri, që luftojnë kundër presidentit, Bashar al-Assad, në mënyrë të pakontrolluar, deklaroi sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter. Ai theksoi se nëse Rusia është atje për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik, dhe për ta kërkuar një zgjidhje politike për krizën në Siri, atëherë nuk do të duhej t’i sulmonte në mënyrë të “pakontrolluar” armiqtë e Assadit. Në këtë rast, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të mund të “gjenin fusha të bashkëpunimit”.
