Dihet se për të shmangur sëmundjet e bezdisshme, duhet ta rrisni imunitetin tuaj, kurse kjo bëhet më mirë nga një përzgjedhje e duhur e ushqimit. Por, a e dini se cilat ushqime duhet të shmangen, pasi me të vërtetë e shkatërrojnë sistemin imunitar?
– Sheqeri: Sheqeri nuk përmban materie ushqyese, por është i dëmshëm për shëndetin e dhëmbëve dhe ka ndikim negativ në tru. Susan Levine, eksperte e mjekësisë, thotë se niveli i lart i sheqerit në gjak në mënyrë të konsiderueshme zvogëlon aftësinë e qelizave të bardha të gjakut të luftojnë kundër viruseve dhe baktereve.
– Drithërat: Karbohidratet e thjeshta kontribuojnë fuqishëm në rritjen e glukozës në trup. Drithërat e rafinuar dhe buka e bardhë shpejt konvertohen në glukozë gjatë tretjes. Por a do të thotë kjo se për mëngjes duhet të heqim dorë nga drithërat dhe buka e thekur? Super ushqime të tilla si; meli, hikrra, kuinoa dhe amaranta janë gjithashtu në dispozicion në formën e bukës dhe si drithëra për mëngjes. Një tjetër opsion i duhur për mëngjes që do të përmirësojë imunitetin është bollguri me banane, kanellë dhe qumësht nga bajamet.
– Yndyra: Ka arsye të shumta për largimin e ushqime të skuqura nga menyja juaj, por këtu është edhe një tjetër arsye; ushqimi i pasur me yndyrna të ngopura mund të ndikojë në reagimin e trupit ndaj infeksioneve. Shkencëtarët Patricia Maki dhe Paul Newberne kanë zbuluar se trashja dhe ushqimi me sasi të lartë të yndyrës mund të dobësojnë organizmin në drejtim të luftës kundër sëmundjeve infektive dhe të rrisë rrezikun e zhvillimit të disa llojeve kanceresh.
