Pas koncertit recital të suksesshëm në Beograd këngëtari Shpat Deda kthehet me një koncert brenda Kosovës, ai do të interpretojë në Kino Lumëbardhi në Prizren këtë të premte (sonte), me fillim nga ora 21:30.
Programi i këtij koncerti përmban këngë nga dy albumet e tij që janë “Molla e parë” dhe “Shkëndijë”.
Vet këngëtari nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare i ka ftuar të gjithë të bëhen pjesë e koncertit.
Hyrja për koncertin e Dedës është 3 euro.
