Shqipëri : Shpallet i pafajshëm i akuzuari për terrorizëm Alban Elezi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Autoritetet italiane vendosën ta riatdhesojnë në Shqipëri 38-vjeçarin shqiptar Alban Elezi, pasi Gjykata e Apelit në Itali e shpalli të pafajshëm për akuzat e ngritura nga Prokuroria e Breshias.
Në vendimin e Gjykatës thuhet se ka mungesë provash në vendosjen e kontakteve të Alban Elezit me përfaqësuesit e Shtetit Islamik dhe rekrutimin dhe dërgimin e luftëtarëve drejt Sirisë.
Alban Elezi nga Rrakull i Kavajës u arrestua më 25 mars nga policia shqiptare dhe u ekstradua drejt Italisë një muaj më parë. Arrestimi u krye pas urdhërarrestit nga Prokuroria e Breshias, që e kishte vënë nën hetim Alban Elezin bashkë me nipin e tij Elvis Elezi, i arrestuar po atë ditë në Torino, gjatë aksionit policor të zhvilluar njëkohësisht në Itali e Shqipëri.
Bëhet e ditur se hetimi ndaj tyre nisi pas zbulimit të disa tabulatëve telefonikë dhe kontakteve nëpërmjet rrjeteve sociale të Elvis dhe Alban Elezit. Hetuesit kishin arritur në përfundimin se dy shqiptarët, në bashkëpunim me të xhihadistë të tjerë,po përpiqeshin të rekrutonin një të mitur tunizian me banim në Komo, për ta dërguar drejt Sirisë , sapo të mbushte 18 vjeç.
Pasi gjykata italiane e shpalli të pafajshëm, autoritetet lokale në Breshia vendosën ta dëbonin dhe të nxirrnin një urdhër që i ndalon atij hyrjen në zonën Schengen për 5 vjet. Alban Elezi u kthye në Tiranë pa pranga, sipas kërkesës së tij.