Irlanda njihet si shtet pijedashës, madje ka edhe nivelin më të lartë të personave që rrezikohen nga kjo varësi.
Por megjithatë, ai është vendi ku njerëzve u duhet më shumë alkool që të dehen, se në çdo vend tjetër.
Sipas “The Independence”, britanikët gjithashtu kanë një tolerancë të madhe ndaj pijes dhe duhet të pinë më shumë se gjermanët, francezët, apo dhe amerikanët, që “të ndjejnë efektet”, të ndihen “të lumtur”, apo të dehen më shumë se sa duan.
Sipas një raporti të ‘Global Drug Survey’, aty renditen edhe Brazili, Holanda, dhe Zelanda e Re. Ndërsa zviceranët, austriakët dhe gjermanët janë “më të dobët” në këtë pikë.
