Si të ndalohet kopjimi?

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një metodë tjetër që po e përdorin studentët për të kopjuar është edhe kjo që po shihni në fotografitë e realizuar nga KosovaPress.
Muret e sallave në degën e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës janë mbushur me definicione apo përgjigje që përkojnë me pyetje të testeve të lëndëve në këtë degë.
Ato, çdo herë e më shumë po përditësohen nga studentët, e kjo formë manipulimi po legjitimohet edhe nga vetë profesorët që ligjërojnë në këtë degë.
Ka javë që këto mure nuk janë pastruar nga askush, e madje sipas studentëve të kësaj dege ato nuk po i shohin as profesorët, ose nuk po duan të reagojnë për një gjë të tillë.