Ndiheni të lodhur dhe të pafuqishëm? Mbushuni me energji në mënyrë natyrale. Provoni të përgatisni një pije energjike në mënyrë natyrale me përbërës të shëndetshëm për organizmin. Ja cila është receta që duhet të provoni.
Pijet energjike janë kthyer në pijet më të popullarizuara në vitet e fundit, por duhet të tregoni kujdes që të mos i ngatërroni ato me pijet e veçanta të sportistëve, që janë të pasura me minerale dhe vitamina që shërbejnë për hidratim. Në vend që të blini pije energjike në supermarket, përgatitini ato në shtëpi me përbërës natyral.
Mund të përgatisni një pije perfekte për ta pirë pas ushtrimeve fizike ose pasi ndiheni të lodhur, me banane dhe pluhur gruri. Hidhni bananen e grirë në gjysëm litër ujë dhe përzieni të gjithë masën duke i hedhur edhe një lugë çaji pluhur gruri. Vitamina B dhe kaliumi që bananja dhe pluhuri i grurit përmbajnë do t’iu mbushin plot me energji.
I përkyer si përbërës natyral është edhe lëngu i kokosë.
Gjithashtu, për të fituar sa më shumë energji, perfekte janë edhe agrumet. Mjafton një portokall dhe një limon i shtrydhur, të përzier me një gjysëm lugë çaji, kripë dhe sheqer. Kjo përbërje do t’iu shuajë etjen.
