Sot përfundon afati për paraqitjen e kërkesës për regjistrim të ovjekteve pa leje në Komunën e Prishtinës, kurse aplikimi për legalizimi, fillon në shtator.
Regjistrimi i ndërtimeve pa leje është faza e parë e procesit të legalizimit e cila u mundëson qytetarëve që ndërtimet pa leje të futen në regjistrin e komunës dhe të kualifikohen për fazën e dytë, e cila është aplikimi për legalizimin e ndërtimit pa leje. Respektivisht, përmes regjistrimit, i hapet rrugë procesit të legalizimit të ndërtimit tuaja. Procesit të regjistrimit të ndërtimeve pa leje duhet t’i nënshtrohen të gjitha ato objekte të cilat janë regjistruar para datës 30 gusht 2013. Regjistrimi i ndërtimeve pa leje është falas.
Hazir Zhitia- Drejtoria për Urbanizëm, Prishtinë
