Mëngjesin e sotëm do të mbahet një mbledhje e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2014.
Aty pritet të marrë pjesë ministri i Ministrisë së Financave, Avdullah Hoti.
Mbledhja do të fillojë në orën 10:00, në Ndërtesën e Kuvendit të Kosovës
