Sot temperaturat deri 33 gradë celsius

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka njoftuar se sot temperaturat maksimalet do të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë celsius.
Sipas institutit, këto masa të nxehta të ajrit kanë origjinë nga veriu i Kontinentit dhe do të jenë të qëndrueshme edhe për disa ditë. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.
“Këto temperatura të “larta“ që po mbajnë këtyre ditëve u përgjigjen gjatësive dhe gjërësive gjeografike të vendit tonë, do të thotë se janë shumë normale kur kemi parasysh muajin dhe stinën që jemi.Shqipëria do të dominohet nga një mot me diell dhe me vlerat e maksimaleve në rritje. Temperaturat minimale për gjatë vijës bregdetare do të lëvizin nga 22gradë në Velepojë deri në 25 gradë në Sarandë, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 37gradë në jugderi 38gradë Celsius në veri të vendit”, thuhet në një komunikatë të Institutit.
Kurse në Evropë, temperaturat e larta vazhdojnë të shënohen në Gadishullin Iberik dhe Gadishullin e Ballkanit. Temperatura të larta rreth 39 gradë celsius do të jen nëSpanjë.
Edhe Evropa Juglindore dhe ajo Qendroredo të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpërndara. Një mot krejtësisht ndryshe do të dominoj në Evropën Veriore dhe atë Lindore ku atje do të ketë rebeshe shiu dhe erëra të forta, kurseishujt britanik do të shoqërohen me rigashiu dheme temperatura maksimale nën 26 gradë Celsius