Skuadra e Spanjës ka shënuar fitore me rezultat 2-1 në miqësoren përballë Kostarikës.
Djelmoshat e trajnerit Vicente del Bosque e panë veten në disavantazh të hershëm, kur kostarikanët shënuan me anë të Johan Venagas pas gjashtë minutash lojë.
Por kampionët aktual të Evropës ishin të shpejtë për të barazuar rezultatin pas vetëm dy minutash, me golin e shënuar nga sulmuesi i Valencias, Paco Alcacer.
Mesfushori i Chelseat, Cesc Fabregas, ishte ai që e kaloi Spanjën në epërsi me një gol të shënuar pas gjysmë ore lojë.
Pjesa e dytë ishte më e qetë dhe nuk solli gola. Fitorja është e dyta në tre ndeshje këtë vit për Spanjën, pasi ata në mars mposhtën Ukrainën, por pësuan nga Holanda.
