Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të diskutojë nesër për Gjykatën Speciale, pasi materiali për këtë gjykatë tashmë ka arritur në kutitë e deputetëve.
Sipas Adem Grabovcit, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, seanca, në të cilën do të diskutohet për Gjykatën Speciale mund të caktohet brenda kësaj jave, më së largu në fillim të javës tjetër. Në këtë kontekst, Grabovci tha se pret nga deputetët të veprojnë në përputhje me interesin e shtetit dhe ruajtjen e partneritetit me SHBA-në dhe BE-në.
