“Spring”,dedikuar violinistes Drita Dida

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Drita Dida, violinistja e cila ndërroi jetë para pak kohësh, është përkujtuar me performancën “Spring” nga Rudina Xhaferi.
Besa Llugiqi, soprano, ka qëndruar në majen e skulpturës e cila pikonte ujë, ndoshta me lotët e munguar të Dritës, dhe për dhjetë minuta ka sjellë mishërimin e melodisë së krijuar nga Zeqirja Ballata.
Performanca ka lënë me lot në sy familjarët e të ndjerës. Drita Dida ka ndërruar jetë në gusht të vitit të kaluar dhe ka qenë ndër violinistet më të mira e të dëshmuara në Kosovë.
“Ka qenë ndoshta performanca më prekëse në jetën time, me shumë përgjegjësi dhe me shumë emocion”,ka vlerësuar sopranoja Besa Llugiqi.