Jo vetëm që tiparet e fytyrës mund të tregojnë gjëra rreth jush, gjithashtu edhe stilimi i flokëve zbulon shumë gjëra në lidhje me ju, thekson Jean Haner, eksperte e leximit të fytyrës. Këtu, Haner tregon për Cosmopolitan.com se çfarë tregojnë fijet e flokëve për ju duke u bazuar në studimin e saj nga leximi 3000 vjeçar i fytyrës të realizuar nga mjekësia kineze.
Nëse keni flokë të kuqe, shanset janë se jeni argëtuese.
Ngjyrat tjera të flokëve tregojnë diçka në lidhje me tiparet e fytyrës suaj, por flokët e kuqe janë e vetmja ngjyrë që qëndrojnë dhe thonë diçka në vetvete. Nëse keni flokë të kuqe (madje edhe nëse i ngjyrosni ato në të kuqe), kjo zakonisht nënkupton se jeni person shumë i dashur, urreni mërzitjen, keni sens të mirë të humorit dhe dëshironi ti merrni gjërat shtruar. Gjithashtu mund të jenë kreativ në marrëdhënie sepse pëlqejnë ndryshimin në pasionin e dashurisë. Nga ana tjetër, ato mund të jenë edhe të turpshme dhe të posedojnë frikën e rrefuzimit.
Flokët kaçurrela janë sinonim i një personaliteti të ngrohtë, të dashur dhe zemër mirë. Dhe, i bëni gjërat shumë më shpejtë se sa njerëzit tjerë.
Femrat me flokë kaçurrela janë zemër mirë dhe kanë tendencë të bëjnë çdo gjë, si psh. kryerjen e detyrave dhe obligimeve shumë më shpejtë se njerëzit tjerë. Ato kanë një “personalitet të zjarrtë”, tiparet e të cilit përfshijnë udhëheqjen, dashurinë, pasionin, dijen, dinamizmin, agresionin, intuitën, arsyen dhe të shprehurit. Ato kanë gjithashtu vështirësi të përqëndrohen në një gjë për një kohë të gjatë.
Ato zakonisht kanë energji të lartë, fuqi të forte dhe janë thellësisht emocionale, kanë nevojë për një lidhje të thellë intensive dhe ndjenjat e tyr emund të lëndohen më lehtë se sa ju mendoni. Këto persona kanë nevojë të kalojnë më shumë kohë vetëm, edhepse ju dëshirojnë juve. Gjithashtu për ta liria është shumë e rëndësishme.
Flokët e trasha nënkuptojnë se keni vullnet të fortë.
Shumica pëlqejnë të kenë vetulla të trasha, por nëse keni flokë të trasha ju ndoshta keni tendencë të keni më shumë energji dhe vullnet të forte, por gjithashtu kjo tregon se jeni shumë kokëfortë. Nga ana tjetër, nëse keni flokë të holla, shanset janë që ju të jeni tepër delicate, nuk jeni e dhënë pas sporteve ekstreme dhe ju pëlqen të ruani energjinë tuaj. Posedimi i flokëve të trasha mund të nënkuptojë se keni libido të ulët seksuale.

Ashtu sikur trupi që kërkon ushqime të caktuara, bërja e flokëve dredha mund të tregojë një kërkesë apo mall për kënaqësi. Teoria që qëndron prapa këtij mendimi është se duke i bërë fokët dredha, kjo krijon një ndryshim tek ju dhe tërheq më shumë përvoja emocionuese, për shkak se flokët tuaj në cast bëhen më interesante dhe kësisoj ju do të transmetoni një mesazh më argëtues dhe pozitiv.
Nëse keni flokë kaçurrela dhe gjithmonë dëshironi ti drejtoni ato, kjo nënkupton se jeta juaj është kaotike dhe keni nevojë të qetësoheni.
Në mjekësinë kineze, të gjitha sistemet përpiqen për ekuilibër, kështuqë është një dëshirë themelore që të gjithë të kthehen në ekuilibër. Pra, nga hekurosja e flokëve, ju i bëni ato të drejta, kontrolloni intenzitetin e saj dhe i jepni vetes sensing e qetësisë.
Nëse keni flokë të gjatësisë së mesme dhe stilin “wash and go”, jeni një mendimtar i mirë dhe vlerësoni logjikën.
Gjithashtu keni tendencë të jeni jo durimtar dhe frustroheni lehtë, kështuqë ky stil është i përsosur për ju sepse nuk keni nevojë as të ngatërroheni as të nevrikoseni. Këtu bëjnë pjesë personat që vlerësojnë logjikën dhe mendimin e mirë. Këto janë të orientuar drejt arritjes së qëllimev dhe disa prej tyre mund të jenë shumë konkurruese – janë persona të drejtpërdrejtë dhe vetëm duan të përfundojnë punën.

Gjithashtu janë më romantike dhe më shumë kreative, si puna e hipikëve.

Kjo nënkupton se ju keni zakonisht më pak kontakt me ndjenjat tuaja. #short hair-don’t care (flokë të shkurtra, gajle më pak)…

Nëse ju merr shumë kohë rregullimi në mëngjes, kjo nënkupton: Se jeni vet-kritikues, stresiv dhe se shqetësoheni tepër për detaje – dmth. punoni shumë orë që të arrini gjërat në rregull, gjë që nënkupton se ndoshta duhet të zgjoheni që nga ora 5 e mëngjesit për ti bërë flokët perfekte.

Nëse thjeshtë i kapni apo bëni ndonjë gërshetë të shpejtë, nuk i shkurtoni apo vetëm i hidhni prapa veshëve, ju keni tendencë të lini anash veten dhe ti vendosni në rradhë të parë nevojat e tjerëve.

Të jesh tullac është një gjë shumë pozitive në leximin e fytyrës sipas metodës kineze. Të kesh këtë stil të flokëve apo edhe të jesh tullac natyral, nënkupton se keni një zemër të madhe, dashuri të pafund dhe personalitet të ndritur.

Femrat që zgjedhin prerje flokësh jashtë normave normale dhe të rregullta, zakonisht janë më argëtuese, në krahasim me ato që kanë prerje të rregullt.

Gjithashtu këta persona vlerësojnë logjikën, vendosin qëllimet për jetë. Ato gjithashtu dëshirojnë një stil flokësh që është i lehtë për tu mirëmbajtur, siç është modeli i hapur i cili nuk kërkon shumë mund.

Prerja e shkallëzuar nënkupton se jeni person shumë i përkushtuar dhe perfeksionist për gjithçka, duke përfshirë edhe flokët.

Kjo tregon se ju jeni rrebel dhe dëshironi të sfidoni rregullat. Është shenjë se ndryshimi pozitiv i botës ka vërtetë rëndësi për këta persona.
Një ndarje etillë e flokëve tregon se nëna juaj nuk ka pasur ndikim të fortë tek ju, që rezulton në një adoleshencë të vështirë.

Nëse influenca e nënës suaj ka qenë e fortë, atëherë ju konsideroheni si femra që respekton rregullat dhe keni qëllime të mira.

Ky tipar është një magnet që i tërheq njerëzit përreth jush për shkak të karizmës suaj. mund të thuani Olivia Pope?

Gjithashtu konsideroheni si persona atletik dhe të logjikshëm.




