Një sulmues vetëvrasës ka ngritur në ajër veten në qytetin turistik Luxor në Egjipt transmeton BBC. Sipas informative të para ka të lënduar.
Sulmi është kryer me veturën bombë në afërsi të kompleksit të tempujve të Karnak , të cilët janë rreth tri kilometra nga atraksionet qendrore turistike të tempullit Luxor që janë dedikuar për perëndinë Amon.
Siç tregojnë burime të policisë në këtë mëngjes forcat e sigurisë kanë parandaluar edhe dy sulme me bomba në vendin në të cilin çdo vit e vizitojnë miliona turistë nga e gjithë bota.
Burimet zyrtare për të plagosur dhe të lënduar nuk ka, por jo zyrtarisht bëhet e ditur se dy sulmuesit kanë humbur jetën, se janë të lënduar dy policë.
Komleksi Karnak shtrihet në tri kilometra katror dhe gjendet në listën e UNESCO-s
