​Suspendohet togeri që sulmoi fotoreporterët

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Togeri i Policisë Saim Januzi është suspenduar nga puna. Suspendimi i tij ka ardhur pasi që i njëjti ka penguar duke përdorë forcë, dje në Mitrovicë fotoreporterët që po përcillnin ceremoninë e rivarrimit të Isa Boletinit.

Suspendimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti. Sipas tij togeri është suspenduar nga drejtori rajonal i Policisë në Mitrovicë, për 48 orë. Zahiti tha se rasti do të shkojë të Standardet e Brendshme të Policisë për hetim të mëtutjeshëm. / 21MEDIA