Në Sveti Nikole në afërsi të Stopanska bankës ka ndodhur një vrasje. Viktima është një banor tridhjetë vjeçar i Shën Nikollës, në të cilin në vetëmbrojtje nga armë zyrtare ka shtënë polici.
Prokuroria themelore publike-Shtip në lidhje me vrasjen në Sveti Nikole, kumtoi se e po e heton ngjarjen në të cilën pas sulmit të personit të autorizuar zyrtar është përdorur arma zyrtare, raporton INA.
Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Shtip, theksohet në kumtesë, i merr aktivitetet e nevojshme për t’i zbardhur arsyet për përdorimin e armës së zjarrit nga ana e policit nga Stacioni policor Sveti Nikole, i cili natën gjatë kryerjes së aktiviteteve zyrtare me pistoletë ka privuar nga jeta një person.
Prokurori kompetent vazhdon me aktivitetet hetuese me qëllim që të konfirmohen faktet dhe dëshmitë në këtë lëndë.
