Të dyshuarit për terrorizëm, mbesin në paraburgim

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit ndaj pesë personave të dyshuar për veprën penale: “Përgatitje e veprave penale terroriste, ose veprave penale kundër rëndit kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovë”, Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në këtë mënyrë kolegji penal ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve B.L, E.L.,M.H.,G.H., dhe F.M., dheka vërtetur aktvendimin eGjykatës Themelore në Prishtinë.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet e bëra në ankesa nuk qëndrojnë dhe se në aktvendimin e ankimuar, gjyqtari i shkallës se parë, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar, se personat në fjalë, kanë kryer veprat penale për të cilat dyshon prokuroria.
Sipas një komunikate të Gjykatës së Apelit, kjo gjykatë vlerëson se qëndrojnë arsye ligjore nga neni 187 i Kodit të Procedurës Penale, për caktimin e paraburgimit ndaj të lartëcekurve, ngase me gjetjen e tyre në liri, ekziston rreziku i ikjes, asgjësimit të provave materiale ose fshehjes se tyre, ndikimit në dëshmitar si dhe rreziku i përsëritjes se veprave penale