Teknika që ju vë në gjumë brenda një minute

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Nëse jeni njëri nga ata persona që lufton shumë për të rënë në gjumë, profesori nga Harvardi Dr. Andrew Weil ka shpikur një teknikë të frymëmarrjes, e quajtur ‘teknika 4-7-8′, që ju vë në gjumë brenda një minute.
Ja teknika: Rrini në një pozitë të rehatshme, duke qëndruar ulur apo shtrirë. Sigurohuni që shpina juaj të jetë e drejtë. Vendosni majën e gjuhës në dhëmbët e sipërm të përparme. Merrni frymë përmes gojës, dhe numëroni deri në 8 para se të thithni përsëri frymë.
Përsëriteni këtë cikël katër herë dhe ju duhet përfundimisht që të bini në gjumë para përsëritjes përfundimtare.
Si funksionon kjo: Stresi ditor dhe ankthi shtojnë adrenalinë në gjakun tuaj. Kjo bën që zemra të rrahë më shpejtë dhe frymëmarrja juaj të jetë më e shpejtë dhe më e shkurtër. Ky ushtrim zgjatë frymëmarrjen, duke ju bërë kështu që të thithni më shumë oksigjen dhe t’i ngadalësoni rrahjet e zemrës pak, transmeton Lajmi.net.