Tirana,nën ritmet e “Rockstock Music Festival”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Për tri ditë rresht, Tirana do të jetë nën ritmet e rokut të “Rockstock Music Festival”.
Në këtë festival do të mblidhen 17 grupe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia e Ukraina, ku do të performojnë tek ish-Kolonat në sheshin “Nënë Tereza”.
Në këtë maratonë roku siç e kanë quajtur organizatorët, ky festival tentohet të kthehet në internacional.
“E gjithë tendenca është që nga festival rajonal të kalojë në festival internacional, kjo sigurisht që ka atë projektin e vetë dhe duhen 4-5 vite, por të fillojë të dalë fjala se edhe Tirana ka një festival që pret të gjithë rokerët nga gjithë bota”, u shpreh Elton Deda për Top Channel, organizator i festivalit.
Gipsy Groove, Asgjë Sikur Dielli, Offchestra, Altin Goci & band, Shpat Deda, Renis Gjoka & band e “Tre muskëtierët” që janë Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda, do të jenë disa prej pjesëmarrësve.