Toka ka hyrë në një fazë të re të shkatërrimit dhe njerëzit mund të jenë në mesin e viktimave të para, thuhet në një studim të tri universiteteve amerikane.
Studimi thotë se kurrizorët janë duke u zhdukur me një normë 114 herë më të shpejtë se normalja.
“Jemi duke hyrë në zhdukjen e gjashtë masive”, ka thënë njëri nga autorët e studimit.
Ngjarja e tillë e fundit ka ndodhur 65 milionë vjet më parë me shuarjen e dinosaurusëve, sipas të gjitha gjasave, nga një meteor i madh që ka goditur Tokën.
Që nga viti 1900, studimi thotë se janë zhdukur mbi 400 kurrizorë, ndërsa humbja e tillë normalisht do të duhej të ndodhte brenda një periudhe 10 mijë vjeçare.
Studimi është kryer nga universitetet Stenford, Prinston dhe Berklli dhe është publikuar në revistën Sajëns Ëdvansis.
Në një rezultat të përafërt kishin mbërritur një vit më parë edhe studiuesit e “Djuk Juniversiti”./21Media
