Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, ka pranuar për fitoren e tij një telefonat nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.
Kjo bëhet e ditur përmes një deklarate për media të Shtëpisë së Bardhë, ku thuhet se pos urimit për fitoren Obama me Tsipras kanë biseduar edhe për reformat që fqinji ynë jugor është i detyruar të zbatojë për të kapërcyer krizën.
Një temë tjetër që dy liderët kanë biseduar sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, ka qenë edhe kriza e fundit e refugjatëve sirianë pasi në Greqi kanë zbarkuar një numër i madh i tyre.
Në mesin e këtyre bisedave dy liderët nuk kanë lënë pa prekur si temë edhe problemet me Qipron dhe përpjekjet që po bënë pala greke për një zgjidhje të pranueshme.
