Turqi:Përmbytet varka me refugjatë, 17 të vdekur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Si pasojë e fundosjes së një anijeje që transportonte refugjatë të cilët po tentonin të kalonin në mënyrë ilegale nga Bodrumi i Turqisë për në ishullin Kos të Greqisë humbën jetën 17 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefekti i qytetit Muğla Amir Çiçek në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka theksuar se anija afërsisht 8 metra e e gjatë e cila tranportonte refugjatët është fundosur në orët e para të mëngjesit në afërsi të rajonit Çavuşadası në Bodrum.
Çiçek duke vënë në dukje se anija ishte nisur në orët e para të mëngjesit nga rajoni Gümüşlük dhe është fundosur më pas në afërsi të rajonit Çavuşadası tha se “Në anije 8 metra të gjatë kishin hipur 37 persona. Ekipet tona shpëtuan 20 prej tyre, si dhe kanë gjetur trupat e 17 personave të tjerë”.
Çiçek ka theksuar më tej se në ngjarje nuk ka të humbur dhe se ekipet e rojes bregdetare janë duke vazhduar punimet në rajon.
Prefekti Çiçek ka theksuar gjithashtu se në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet.