Vuani nga pagjumësia dhe nuk dini çfarë të bëni për t’iu zënë gjumi në fund të ditës? Sekreti qëndron pikërisht në dietën tuaj.
Ekzistojnë disa ushqime që do t’iu relaksojnë dhe stimulojnë gjumin. Pagjumësia është një shqetësim shumë i shpeshtë i gjumit, karakterizuar nga paaftësia e të fjeturit pavarësisht nevojës fiziologjike.
Personat që vuajnë nga pagjumësia e dinë mirë se sa stresuese është fakti i të ndenjurit me sytë hapur gjatë gjithë natës. Shumë prej tyre përdorin teknika nga më të çuditshmet, bëjnë aktivitete për t’u ndjerë të rraskapitur në fund të ditës apo blejnë në farmaci ilaçe që stimulojnë gjumin
. Por pak e dinë që një dietë korrekte dhe e balancuar mund t’i ndihmojë për të kuruar pagjumësinë në mënyrë natyrale. Për të fjetur është e nevojshme shmangia e ushqimeve tepër të rënda, si dhe atyre stimuluese si çokollata, alkooli dhe kafeja. Për më tepër, ushqimi duhet përtypur mirë, për të patur një tretje sa më të lehtë. Marulja Marulja është një prej ushqimeve më të dëshiruara nga ato që preferojnë perimet. Jo vetëm që është e lehtë dhe dietike, por ju bën të ndiheni edhe të çlodhur. Marulja përmban triptofan, një substancë me aftësi të mëdha kuruese.
Orizi Edhe orizi është ideal për të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia. Edhe ky ushqim përmban triptofan, i cili stimulon prodhimin e melatonisë, hormonit të gjumit. Bananja Bananet përveçse të ëmbla dhe të shijshme, janë të pasura me kalium dhe magnes. Këto dy substanca ndihmojnë trupin për të rigjetur energjitë e humbura gjatë ditës.
Shpargu Në fund të një dite intensive, do të ishte mirë të çlodheni duke gatuar një recetë me shpargë. Janë të pasur me triptofanë dhe amino-acide që ndihmojnw trurin të prodhojë sertoninë, substanca që rregullon gjumin. Peshku Peshku është një bekim për të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia. Përmban OMEGA 3 dhe vitaminë D, dy substanca elementare për një gjumë më të mirë dhe për t’u ndjerë më pak të lodhur.
Caj bliri Ku ka më mirë se të përdorësh çajin e blirit dhe kamomilit për të marrë me të mira gjumin. Falë vetive të tyre kuruese, shtendosin nervat dhe bëjnë që trupi të relaksohet.
Qershitë Me ardhjen e verës dalin edhe qershitë. Janë të ëmbla, të mira dhe të pasura me melatoninë. Do të ishte mirë që t’i hani para se të flini.
Qumështi është një produkt unik që mund ta përdorni kur doni të flini, pa mbetur për orë të tëra me sytë nga tavani. Edhe ky ushqim përmban triptofan.
Arrat Edhe pse arrat janë konsideruar zakonisht si të yndyrshme, janë një element esencial për pagjumësinë. Arrat janë të pasura me magnes dhe kripëra minerale, të nevojshme për të luftuar stresin.
Tërshëra Edhe tërshëra përmban melatoninë dhe është ideale për të gjithë ata që në fund të ditës nuk arrijnë të flenë. Pasi të hani një pjatë të përgatitur me tërshërë, do të relaksoheni./u.s/noa.al
