Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni tha se qytetarët e Kosovës duhet të ndihen të sigurt, sepse institucionet e rendit po bëjnë të gjitha veprimet e mundshme për t’u përballur me çfardo situate, duke iu referuar kështu terrorizmit. Sipas tij, deri më tani Kosova nuk ka asnjë informacion se mund të përballet me ndonjë situatë krize, por institucionet duhet të jenë sy hapur për të menaxhuar raste të tilla. Këto komente ai i bëri në demonstrimin e njesisë speciale tëpolicisë së Kosovës në raste trazirash./ 21 Media
