Ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka thënë se reformat ekonomike Të vendit të tij “do të dështojë”, ashtu si bisedimet formale për një plan të madh janë të vendosur për të filluar.
Në një intervistë për BBC, Varoufakis tha se Greqia ishte subjekt i një programi që do të “hyjë në histori si katastrofa më e madhe e menaxhimit makroekonomik ndonjëherë”.
Parlamenti gjerman ka votuar ditën e premte pro nisjes së negociatave me Greqinë për këstin e tretë të ndihmës për këtë vend. Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme Këshilli i Mekanizmit të Stabilitetit Financiar të Europës miratoi kredinë prej 7 miliardë eurosh për t’i ardhur në ndihmë në shlyerjen e borxhit.
Ish-ministri grek u shpreh: “Ky program do të dështojë, kushdo qoftë ai që merr përsipër zbatimin e tij”. I pyetur se sa kohë do të duhet për ta kuptuar këtë ai u përgjigj “ka dështuar që tani”. Për të, kryeministri Alexis Tsipras nuk beson tek paketa e re e borxhit, por nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse ta nënshkruante atë.
Varoufakis dha dorëheqjen në fillim të këtij muaji, pas votimit të grekëve për referendumin, ku qytetarët vendosën të mos pranojnë kushtet për kreditim nga ndërkombëtarët.
“Na kishin dhënë të zgjidhnim mes dy alternativave, atë të ekzekutuarit dhe të kapitullimit. Dhe kryeministri grek, Alexis Tsipras vendosi atë të kapitullimit, strategjia e fundit”, tha ish-ministri grek i Financës.
