Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë shpallur pasditen e sotme kandidatët përkatës për Bashkinë e Tiranës.
Në kampin e opozitës, Lulzim Basha prezantoi Halim Kosovën në lulishten në qendër të Tiranës ndërsa nga selia e Partisë Socialiste, Edi Rama zyrtarizoi Erjon Veliajn.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se qyteti i Tiranës kërkon “një përqasje dhe një përkushtim të ri” dhe për këtë arsye, kandidati i PD-së do të jetë një mjek e jo një politikan.
Vetë doktor Halimi tha se kjo është një detyrë me përgjegjësi që ka nisur qysh tani ta lërë pa gjumë natën. Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë këto ditë.
Ndërsa selia e PS-së ishte më e vakët në prezantim. Zyrtarisht emri i Erjon Veliajt është prezantuar nga kryeministri Edi Rama i cili nuk ka preferuar të flas gjatë për këtë çështje.
