Një falënderim për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor erdhi edhe nga kandidati i majtë për Tiranën, Erion Veliaj. Kandidati i mazhorancës për bashkinë e kryeqytetit falënderoi të gjithë qytetarët që votuan sot.
Gjithashtu Veliaj shprehu mirënjohjen për të gjithë numëruesit që, pritet të administrojnë procesin deri në numërimin e votës së fundit.
“Faleminderit nga zemra! Dua t’u shpreh mirënjohjen time të thellë të gjithë atyre që votuan sot dhe ushtruan vullnetin qytetar për ta çuar Tiranën në #DrejtimiDuhur. Mirënjohje e veçantë edhe për të gjithë numëruesit që do të administrojnë gjatë natës së sotme fitoren tonë!”, shkruan kandidati Veliaj në “Facebook”.
